|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?
Рингераја.мк користи "колачиња" за обезбедување подобро корисничко искуство, следење на посетеноста и приказ на огласи. Поставките за прифаќање на колачињата ги прилагодувате во вашиот пребарувач.
Со продолжување на користењето на сајтот се смета дека се согласувате со користење на колачињата за наведените цели. За продолжување кликнете “Во ред”.   Дознајте повеќе.

Trajnimi i tualetit tek femijet

Redaksia Ringeraja, 28.7.2015
Mos e filloni trajnimin e tualetit derisa ju dhe femja juaj te jeni gati. Ju jeni i gatshem kur ju jeni i afte te perkushtoheni me kohe dhe energjine e nevojshme per te inkurajuar femijen tuaj dite per dite per te pakten 3 muaj
Клучни зборови:

image
/11


 

Fëmija juaj është gati kur ai/ajo sinjalizon se pelena është e lagur ose e ndotur dhe fëmja është në gjendje të thotë se do të donte të shkonte te oturaku, dhe kjo zakonisht ndodh kur fëmija është 18 deri në 24 muajsh. Megjithatë, nuk është e zakonshme për fëmijën të vazhdojë të përdori pelenat në moshën mbi 30 muajsh.

Si duhet ta përgatis fëmijën tim për trajnimin e tualetit?
Eksplorojeni tualetin e shtëpisë suaj së bashku me fëmijën dhe lejojeni atë të ndihet mirë në tualet. Lëreni fëmijën të luajë në tualet.

Përpara se ta trajnoni fëmijën tuaj për të përdorur tualetin, vendosni një oturak- karrige në mjedisin ku rri dhe luan fëmija kështu që oturaku do të bëhet një objekt familjar për fëmijën.

Tregojini fëmijës se oturaku-karrige është në karrigen e tij/saj. Lejojeni fëmijën të ulet mbi karrige-oturakun edhe me rroba, njësoj si të ishte një karrike e zakonshme. Lejojeni fëmijën tuaj të ulet në karrige-oturakun në çdo kohë. Pasi fëmija është mësuar me oturakun-karrige dhe ulet mbi të pa problem me rrobat veshur, përpiquni ta ulni fëmijën në oturak pa pantallona dhe pelena. Lejojeni fëmijën tuaj të ndihet rehat kur qëndron ulur në oturak pa pantallona dhe pelena.

Hapi tjetër është t’i tregoni fëmijës tuaj sesi përdoret oturaku- karrige. Vendos të ndotura nga një pelenë e papastër në karrigen- oturak. Lëreni fëmijën tuaj të shohë sesi të ndoturat hidhen nga oturaku-karrige në tualet.

Si ta mësoj fëmijën tim të përdorë tualetin?
Pasi fëmija juaj të mësohet me tualetin dhe të ulet pa problem mbi karrigen-oturak, ju mund të filloni t’i mësoni fëmijës të përdorë tualetin. Vishini fëmijës suaj pantallona të gjëra që zhvishen lehtësisht. Vendose fëmijën në karrigen oturak edhe pse ai/ajo kërkon dhe sinjalizon të shkojë në tualet. Shprehja e fytyrës së fëmijës suaj mund të ndryshojë kur ai/ajo ndien nevojën për të urinuar. Fëmija juaj mund të ndalojë së kryeri çdo lloj aktiviteti kur ndien nevojën për të shkuar në tualet.

Shumica e fëmijëve përdorin tualetin zakonisht një orë pas të ngrënit. Shumica e fëmijëve urinojnë brenda një ore pasi kanë pirë diçka. Për më tepër duhet të hetosh për sinjalizimet se fëmija ka nevojë për të urinuar ose shtrëngohet mbi një oturak në intervale të rregullta.

Qëndroni me fëmijën tuaj kur ai/ajo është mbi oturak. T’i lexosh ose të bisedosh me fëmijën kur ai është ulur mbi oturak mund ta ndihmojnë fëmjën tuaj të relaksohet. Lavdërojeni fëmijën kur ai/ajo shkon në tualet dhe ulet mbi oturak, por mos i shprehni zhgënjim nëse fëmija juaj nuk urinon ose shtrëngohet në oturak. Tregohuni të durueshëm me fëmijën tuaj. Kur fëmija juaj ka arritur të mësojë të përdorë karrigen – oturak, ai mund të fillojë të përdorë një karrike mbi ndenjësen e tualetit.

Sa do të zgjasë trajnimi i tualetit për fëmijën tim?
Mund të zgjasë deri në 3 muaj. Është shumë e rëndësishme të tregoheni të durueshëm dhe mbështetës. Mos e ndëshko fëmijën kur ai has në pengesa për ta realizuar këtë. Nëse fëmija juaj nuk ka arritur të përdorë tualetin brenda tre muajve nga fillimi i trajnimit të tualetit, konsultohuni me një specialist. Një nga arsyet më të zakonshme se pse fëmija nuk ka filluar të përdorë oturakun është se fëmija nuk është ende gati të mësojë të përdorë oturakun.
Shumica e prindërve nuk janë të sigurtë mbi fillimin e trajnimit të tualetit. Jo të gjithë fëmjët janë gati në të njëjtën moshë, kështu që është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm ndaj sinjaleve për gatishmëri të tilla si të ndaluarit e një aktiviteti për disa sekonda ose kapja e pelenave.

Llojet e Oturakëve
Dy llojet bazë të oturakëve janë:

  1. Një standart, oturaku karrige në përmasa për fëmijët e vegjël të pajisur me një tas për ta zbrazur në tualet;
  2. Një ndenjëse me përmasa të vogla për fëmijët e vegjël që mund të vendoset mbi ndenjësen e tualetit që do ta bëjë fëmijën tënd të ndihet më i sigurtë dhe ta largojë frikën se mos bie brenda.

Nëse ti zgjedh ndenjësen e tualetit të përshtatshme për fëmjën ai do të mund të ndihet rehat. Zakonisht është mirë që për djemtë të mësohet fillimisht ulja në tualet.
Për djemtë që e kanë të vështirë, ose janë të frikësuar nga praktikat e para të përdorimit të tualetit, një karrike oturak është një zgjedhje e mirë. Siguro një oturak ose karrike për trajnim dhe vendose në tualet. Ju mund të mbani një të tillë edhe në makinën tuaj sa herë që lëvizni. Kështu fëmija mund ta përdorë gjithmonë dhe përforcohet trajnimi.

Përdorimi i mbathjeve për trajnim
Ekspertët ndonjëherë debatojnë mbi përdorimin e mbathjeve njëpërdorimshe. Disa mendojnë se ato janë thjesht pelena në përmasa më të mëdha dhe mund të jenë të rehatshme për t’u përdorur nga fëmijët si pelena; kështu që mund ta ngadalësojnë procesin e trajnimit të tualetit.
Të tjerë mendojnë se mbathjet për trajnim janë një veshje ndihmuese në kalimin nga pelenat te të mbathurat. Për shkak të mungesës së ulët të kontrollit sfinkterian te fëmijët gjatë natës shumë prindër përdorin mbathjet për trainim gjatë natës. Të tjerë preferojnë që fëmija i tyre t’i përdori gjatë shëtitjeve ose lojës jashtë shtëpisë. Kur këto lloj të brendshmesh qëndrojnë të thata për shumë ditë, fëmijët janë gati për ta kaluar te të mbathurat.

Këshilla për mësimin e tualetit
Edhe para se fëmija juaj të jetë gati për të përdorur oturakun, ju mund
ta pregatisni duke i mësuar diçka mbi proçesin:

  • Përdor fjalët për të shprehur veprimin e përdorimit të tualetit (“pipi”, “ popo”, dhe “oturak”).
  • Pyete fëmijën tënd të të tregojë se kur një pelenë është e lagur ose e ndotur.
  • Identifikojini sjelljet (“ Të vjen pipi?”) kështu fëmija mund të mësojë të dallojë nevojat e tij.
  • Vendos një karrike-oturak kështu që fëmija mund të praktikohet duke u ulur në të. Si fillim, fëmija mund të ulet aty i veshur me rroba. Dhe më pas mund të ulet vetëm me pelenë. Kur të jetë gati, fëmija mund të ulet i zhveshur.

Nëse ju mendoni se fëmija juaj është gati për të filluar përdorimin e oturakut, këto këshilla mund t’ju ndihmojnë:

  • Siguroni kohë të lirë për t’iu përkushtuar në procesin e trainimit të oturakut.
  • Mos e detyroni fëmijën tuaj të ulet në tualet kundër dëshirës së tij/saj.
  • Tregoji fëmijës si uleni ju në tualet dhe shpjegoi se çfarë po bëni. Gjithashtu ju mund ta ulni në oturak ndërsa një fëmijë më të rritur mund ta vendosni në tualet që fëmija juaj mund ta shohë.
  • Përcakto një rutinë . Për shembull, ju mund të dëshironi ta filloni mësimin e tualetit duke ulur fëmijën tuaj në oturak pasi ai ka lagur pelenat, ose 45 minuta deri një orë pasi ka pirë shumë ujë ose lëngje. Ju mund ta vini re fëmijën tuaj duke realizuar nevojat. Vetëm vendose fëmijën tënd në oturak për disa minuta disa herë në ditë dhe lejoje fëmijën të qëndrojë nëse dëshiron.
  • Mundohu ta vëresh fëmijën tënd gjatë realizimit të nevojave. Fëmijët shpesh shfaqin shenja të dukshme nëse ata kanë nevojë të përdorin tualetin-fytyra e tyre skuqet dhe se ata mund të mërmërijnë ose të mbledhin trupin.
  • Uleni fëmijën tuaj në oturak 15-30 minuta pas ngrënies për të përdorur prirjen natyrore të trupit në lëvizjen zorrëve pas ngrënies (që quhet refleksi gastro- kolik).
  • Merr të ndotura nga pelena e fëmijës suaj dhe vendosi në oturak, tregoji fëmijës suaj se të ndoturat e kanë vendin në oturak.
  • Sigurohu që veshjet e fëmijës suaj të jenë të përshtatshme për trajnimin e tualetit. D.m.th., shmangni rrobat dhe këmishët me kopsa. Në këtë fazë nevojiten rroba të thjeshta që fëmijët të jenë të aftë për t’u zhveshur vetë.
  • Disa prindër preferojnë t’i lejojnë fëmijët e tyre të qëndrojnë disa orë të ditës pa pelena. Nëse ai/ajo urinon pa patur veshur një pelenë, fëmija ka gjasa të ndiejë atë që po ndodh dhe të shprehë parehatinë.
  • Ofrojini fëmijës suaj shpërblime të vogla, të tilla si karamele ose leximi i një përralle sa herë që fëmija juaj përdor oturakun. Mbaj shënim në një fletë përparimet e fëmijës. Kur fëmija juaj duket se është mësuar me përdorimin e tualetit, lejojeni atë të veshë të mbathura për fëmijë më të rritur.
  • Sigurohu që të gjithë personat që kujdesen për fëmijën, duke përfshirë këtu dadot, gjyshërit dhe kujdestaret të ndjekin të njëjtën rutinë dhe të përdorin të njëjtat emërtime për pjesët e trupit dhe veprimet në banjo. Informojini ata mbi mënyrën sesi ju po e trajtoni situatën dhe kërkojini atyre të ndjekin fazën ku është fëmija, kështu mund të shmangni që fëmija juaj të ndihet konfuz.

Mbi të gjitha, sigurohuni të realizoni të gjitha përpjekjet në përdorimin e tualetit. Dhe mos harro se incidente mund të ndodhin. Mospërdorimi i ndëshkimeve te fëmijët që po trajnohen mbi oturakun dhe mos shfaqja e zhgënjimit kur fëmijët ndoten në krevat , janë shumë të rëndësishme në procesin e trajnimit të fëmijëve. Nëse këto ndodhin tregojini fëmijës suaj se ky ishte thjesht një incident dhe ofrojini mbështetjen tuaj. Sigurojini fëmijët tuaj se ai/ajo është në rrugën e mbarë drejt përdorimit të oturakut si një fëmijë i rritur.

Nëse keni dyshime mbi momentin për të filluar procesin e trainimit të tualetit, udhëhiquni nga fëmija juaj. Mos u ndieni në presion nga të tjerët ( prindërit, miqtë etj) për të filluar. Shumica e prindërve në brezat e mëparshëm e fillonin procesin e trajnimit të tualetit shumë më vonë sesa shumica e prindërve në ditët e sotme. Dhe gjithçka varet nga fëmija; janë ata që njoftojnë prindërit se kur janë gati.

Për të filluar trajnimin e tualetit:

  • Fillo pasi fëmija juaj të ketë shfaqur “aftësi të gatishmërisë”.
  • Mos ndieni trysninë për të filluar më shpejt. Nëse ju e filloni më shpejt sec duhet, do t’ju duhet më shumë kohë se normalisht për ta trajnuar fëmijën tënd në përdorimin e tualetit.
  • Mund të jetë më e lehtë për të filluar në verë, kur fëmija juaj të vishet me më pak rroba pasi mund të jetë më e lehtë për fëmijët të zhvishen vetë.

Mos filloni në një periudhë stresuese për ju, p.sh: ndryshime të mëdha jetësore ose lindja e një fëmije tjetër.

Cilat janë hapat që ndërmerren në procesin e trajnimit të tualetit?

  • Lejojeni fëmijën tuaj të mësohet me ndenjësen–oturak pa krijuar pritshmëri të mëdha. Lejojeni fëmijën të ulet në ndenjëse edhe i veshur duke parë një libër ose duke luajtur me ndonjë lodër.
  • Mësojini fëmijës suaj sjellje sinjalizuese për të treguar se kur është gati ( psh, realizimi I një mimike ose ndalimi i një aktiviteti edhe gjatë të ushqyerit). Fliti për ndjesinë e të vajturit në tualet dhe inkurajoje fëmijën ta kuptojë këtë ndjesi dhe tua thotë juve. Kërkojini fëmijës suaj ta pranojë dhe ta ndajë me ju këtë informacion.
  • Kur fëmija juaj të ndihet komfort me oturakun dhe të tregojë interes në përdorimin e tij, ule fëmijën në oturak pasi ka lagur ose ndotur një pelenë. Vendose pelenën në oturak dhe tregoji atij se përse shërben tualeti. Kjo fazë mund të zgjasë disa ditë.
  • Më pas, drejtojeni fëmijën tek oturaku 1-3 herë në ditë, hiqjani pelenat dhe inkurajoje që të ulet pas ngrënies së ushqimit.
  • Kërkoni, Kërkoni, Kërkoni bashkëpunim nga fëmija edhe pse nuk mund të funksionojë.
  • Mos e detyroni fëmijën nëse shihni rezistencë nga ana e tij. Kjo mund të çojë në kundërshtime, që mund ta kthejnë pas gjithë procesin e trainimit.
  • Gradualisht, shtoni numrin e uljeve. Udhëhiqeni uljen drejt një rutine, si psh në mëngjes, pas vakteve dhe para gjumit.
  • Pas përpjekjeve të suksesshme, përdorni të brendshme të përshtatshme për të siguruar vazhdimësinë e tualetit.
  • Përpiqu të japësh një festë ndërresash (mbathjesh), dhe thuajini si këngë “Kjo është dita jote e mbathjeve”.
  • Pas trajnimit, mbani mend se incidentet janë të zakonshme dhe nuk janë dështime por, pjesë normale e të mësuarit.
  • Mos bëni me faj fëmijën tuaj mbi incidente të mundshme.


Cilat janë disa nga problemet që mund ta pengojnë trajnimin e tualetit?

  • Pelenat njëpërdorimshme të ditëve të sotme nuk krijojnë te fëmijët ndjesinë e lagies kështu që ata shpesh nuk janë të kujdesshëm kur lagen. Harrojini pelenat dhe produktet njëpërdorimshme dhe përdorni mbathje për trainimin e tualetit që fëmija juaj të mund ta ndiejë kur është i lagur. Shndërroje kalimin nga pelenat te mbathjet në një moment krenarie për fëmijët tuaj. FESTOJENI!
  • Nëse fëmija juaj nuk tregon interes në përdorimin e oturakut, shtyjeni procesin e trajnimit për më vonë dhe provojeni përsëri disa javë më vonë.
  • Koordinoje trajnimin me persona të tjerë që kujdesen me fëmijën. Për shembull, nëse fëmija juaj shkon në çerdhe a ndonjë institucion tjetër, shpjegojani kujdestares që ju jeni duke përdorur një metodë për trainimin e tualetit bazuar në përforcimin pozitiv. Ruaj kontaktin me kujdestaren dhe informoje mbi stadin aktual të punës suaj.
  • Shumica e fëmijëve refuzojnë ta mësojnë përdorimin e tualetit dhe mund të kthehen pas në një moment të caktuar të procesit të trajnimit. Cilësojeni këtë si një hap të zakonshëm prapa dhe evitoni qëndrimet qortuese ose fajësuese ndaj fëmijës.
  • Fëmija juaj mund të vazhdojë të lagë krevatin natën. Kjo është normale dhe vazhdon deri në moshën 6 vjeçare.
  • Nëse fëmijët ndiejnë presion, ata mund të përpiqen ta kontrollojnë situatën duke ndaluar. Kjo mund të ndodhë më së shumti te fëmijët me temperament të vështirë. Problemi me ndalimin quhet konstipacioni (kapsllëku), që i bën ndenjëset e tualetit të pakëndshme dhe të parehatshme duke vendosur një qark vicioz. Nëse ky është një problem shqetësues konsultohuni me specialistin përkatës dhe mos përdorni asnjë medikament pa rekomandimin e tij.
  • Nëse fëmija juaj i ka mbushur 3 vjec dhe nuk shfaq asnjë interes në trajnimin e tualetit, këshillohu me specialistin. Nëse nuk ka një shkak mjekësor që shkakton vonesën, psikologët mund t’ju ndihmojnë juve dhe fëmijën tuaj në realizimin me sukses të trajnimit të tualetit.
  • Mund të ketë disa arsye që mund ta pengojnë përdorimin e tualetit:
    • Konstipacioni
    • Frika nga tualeti ose të qëndruarit vetëm në tualet
    • Një mënyrë për të tërhequr vëmendjen
    • Një mënyrë për të qënë nën kontroll
    • Padurimi për të ndaluar lojën për të vajtur në tualet.

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

 

 

    Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

    A mund te mbetesh shtatzene gjate ciklit m...
    Shtatzenia eshte ajo qe ndodhe kur sperma e mashkullit takon vezen e femres dhe veza e fekonduar me pas ngulitet ne mure...
    4
    Орел и чавка
    Детско катче
    3
    Лав и глушец
    Детско катче
    3
    Научи да црташ - Зајаче
    Како најлесно да нацртате зајаче
    3




    Анкета

    Бременост.
    пеперутка16

    Кој дел од бременоста најмногу ви се допадна или најлесно?