namesp во 10:13
на тема Купить водительские права онлайн без экзамена Купите водительские права онлайн без экзамена в любой
Fëmijëria jonë është e ndryshme nga ajo e prindërve tanë dhe të dyja këto nuk mund të krahasohen me atë që jetojnë fëmijët e sotëm.
Kur je fëmijë dëshira për të marrë dhe për të dhënë, apo për të qenë pjesë e një grupi përbën themelin e saj. Është kjo dëshirë që i bën fëmijët të rriten në të gjitha drejtimet dhe bashkë me to të zhvillohet dhe dëshira për të komunikuar si një element shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet njerëzore.
ÇFARË ËSHTË KOMUNIKIMI?
Komunikim do të thotë të jesh në marrëdhënie, të japësh dhe të marrësh, të ndash dhe të bashkosh, të jetosh e të duash. Qëllimi i tij është të dëgjohemi, të kuptohemi por, dhe të dëgjojmë e kuptojmë të tjerët.
Komunikimi është një element që skalit tek një fëmijë mënyrën dhe qëndrimin e tij në marrëdhënie me të tjerët. Këto marrëdhënie ndikuar dhe nga stimuj të tjerë të jashtëm shërbejnë si bazë për zhvillimin mendor të fëmijës.
Por gjithashtu ne si të rritur sa më shpesh dhe sa më mirë të komunikojmë me fëmijët tanë aq më shumë i ndihmojmë të ndërtojnë marrëdhënie komunikimi të shëndetshme . Sa më i qetë, i vlerësuar dhe në harmoni me gjithçka të jetë fëmija aq më mirë do të zhvillohet komunikimi i tij. Në këtë moment për zhvillimin sa më të mirë të komunikimit me ta duhet të kemi parasysh:
ÇFARË DUHET BËRË PËR NJË KOMUNIKIM TË MIRË?
KUR VOGËLUSHI FILLON TË FLASË MË TEPËR??
Dëshira për të komunikuar lind bashkë me njeriun dhe fëmija e zhvillon më tej atë duke parë, ndier, prekur, shkëmbyer me ne dhe si ne. Mënyra sesi bëhet ky komunikim ka ndikim të fuqishëm në të gjitha fushat pasi ai ushqen trurin, mbretin e mendjes.
Në këtë moment gjuha e përdorur e lejon që ai të shprehë mendimet e tij dhe sa më shumë t’i lihet hapësirë për të komunikuar aq më shumë nxitet ai për të menduar dhe treguar. Zhvillimi i bisedave interesante ose bashkëbisedimit në grup e shton më tej komunikimin e tyre. Ajo që fëmija ka për të shprehur është po kaq e rëndësishme sa dhe ajo që i thoni ju. Edhe pse mund të mos e kuptoni fjalën që thotë dëgjojeni dhe përpiquni të kuptoni çfarë ai thotë duke treguar se cilat mund të jenë kuptimet e mundshme. Nëpërmjet komunikimit i vogli futet në botën e bukur të tingujve dhe të folurit. Kjo realizohet natyrshëm kur i rrituri e fton, e nxit me takt dhe nuk e detyron, duke i treguar gjithmonë kënaqësinë që marrim kur komunikojmë me njëri-tjetrin. Ilaçi më i mirë është t’i lësh gjërat të rrjedhin natyrshëm duke krijuar në radhë të parë kushtet në të cilat fëmija të shprehet krejt lirshëm.
Studimet kanë treguar se fëmijët të cilët janë rritur në ambiente në të cilat është komunikuar lirshëm kanë patur më pak probleme në të kuptuarin e gjuhës dhe në të shprehurin e saj. Ka fëmijë të kësaj moshe të cilët përdorin akoma gjeste të ndryshme apo gjuhën trupore sepse mendojnë se kështu mund të kuptohen më mirë. Pikërisht në këtë moment, ata duhen udhëhequr drejt të shprehurit me fjalë duke i treguar kënaqësinë që merr njeriu kur flet.
Në momentin që ju i bëni një pyetje, prisni të merrni një përgjigje dhe pse ajo mund të jetë thjesht një buzëqeshje, lëvizje trupi, belbëzim apo fjalë. Gjatë komunikimit me të përpiquni të kuptoni fjalët që thotë fëmija duke u përpjekur të lidhni dhe ato që janë të pakuptueshme me sende, objektet që përfaqësojnë edhe pse mund të duken shumë të ndryshme si p,sh. “Unë dada do të shprehë që unë dua të dal shëtitje”. Kur e keni të vëshirë të kuptoni atë që po ju thotë, ndihmojeni duke i treguar se cilat mund të jenë kuptimet e mundshme duke i dhënë mundësinë që t’ju tregojë nëse e keni gjetur. Në këto raste mund të lodhet si fëmija ashtu dhe prindi, por duke vepruar kështu ndihmohet shumë e folura dhe komunikimi i fëmijës.
Ajo që fëmija ka për t’ju thënë është po kaq e rëndësishme sa dhe ajo që i thoni ju. Dhe pse ju si prindër të fëmijës ndoshta nuk e kuptoni fjalën që thotë përsëri dëgjojeni dhe përgjigjuni me kujdes.
Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од
pumpici za izmolzuvanje
Автор: fetusce
pumpici za izmolzuvanje elektricna Lun
moite najmili
Автор: selvi
Продвижение групп ВК
Автор: prodvijenieVK
Привет! Занимаюсь раскруткой групп ВК!!
Онлайн вакансии
Автор: onlinerabota
Бизнес на дому! Проводите время в сети
moite najmili
Автор: jovanja
забава Бремените
Автор: bobik
Курсеви за возрасни од сите области: РУ Пере Тошев
Со мисија да овозможи описменување на целокупното возрасно население, ...
Сакајте го Вашето бремено тело
Вашиот стомак е непобитен доказ дека сте бремена. Еве што може да очек...
Како да негувате бебе родено во зима?
Надвор е ладно и царуваат вируси, а Вашето бебе само што не пристигнал...
10 луди работи што се случуваат во вашето бремено тело
Додека го поминувате својот вообичаен ден, сето ова се случува токму в...
Грижата за забите започнува уште од најрана возраст
Оралното здравје на децата е основен чекор за одржување на целокупното...