|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?
Рингераја.мк користи "колачиња" за обезбедување подобро корисничко искуство, следење на посетеноста и приказ на огласи. Поставките за прифаќање на колачињата ги прилагодувате во вашиот пребарувач.
Со продолжување на користењето на сајтот се смета дека се согласувате со користење на колачињата за наведените цели. За продолжување кликнете “Во ред”.   Дознајте повеќе.

Pakesoni televizorin, shtoni lojerat fizike

Redaksia Ringeraja, 29.7.2015
Femijet e diteve te sotme fatkeqesisht pjesen me te madhe te kohes e kalojne para kompjuterit, televizorit apo internetit. Ata preferojne te qendrojne vetem ne vend se te luajne me shoket e tyre
Клучни зборови:

image
/11


 

Faktorë të ndryshëm si urbanizimi, rritja e pritshmërisë akademike, video-lojërat, interneti, shqetësimet e prindërve, i shtyjnë fëmijët të kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Specialistët kanë ndezur alarmin duke na bërë thirrje se po shtohet numri i fëmijëve që hanë e pinë para kompjuterit, që nuk dëshirojnë të dalin nga dhoma dhe nuk kanë marrëdhënie sociale me të tjerët.

Të luash lojë është një përvojë. Është përvojë e cila kërkon pak mund dhe emocion. Loja e një fëmije pasqyron botën e tij në mënyrë simbolike. Përveç të qenit një moment zbavitës për fëmijën, loja mbështet zhvillimin motorik dhe mendor të fëmijës dhe ndihmon në lehtësimin e përplasjeve emocionale.

Loja është një element i pazëvendësueshëm për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Bashkë me lojën fëmijët zhvillojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, aftësitë motorike dhe krijon një efekt pozitiv në zhvillimin fizik të tyre.

Fëmija mëson të ndajë me të tjerët dhe të zbulojë gjëra të reja

Me ndihmën e lojës fëmijët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe do të arrijnë një nivel të kënaqshëm mendor para fillimit të shkollës. Në këtë mënyrë ata mësojnë të ndajnë me të tjerët, të zbulojnë dhe mësojnë gjëra të reja. Kur i zgjasni fëmijës një lojë, i dhuroni një objekt që i flet ndjenjave të tij me anë të prekjes dhe shikimit. Kur zgjidhni lojëra të përshtatshme për fëmijët tuaj ju i ndihmoni ata më shumë në zhvillimin e tyre fizik, emocional dhe mendor.

Fëmijët mbyllen në shtëpi

Ditëve të sotme ne shohim se ka ndryshuar shumë përvoja shkollore e fëmijëve. Ata zbaviten në mënyrë pasive me anë të televizorit, internetit dhe kompjuterit dhe si rrjedhojë komunikojnë më pak me njerëzit dhe natyrën përreth. Disa prindër e konsiderojnë kompjuterin si një drogë për fëmijën dhe si një pengesë për parandalimin e shumë sjelljeve negative të marra nga ai. Krahas kësaj, prindërit nuk e kanë të lehtë të kufizojnë kohën e përdorimit të kompjuterit. Si rrjedhojë fëmijët kalojnë shumë kohë para tij duke u bërë skllevër të kompjuterit.

Fëmijët që luajnë në natyrë janë më të përqendruar

Fëmijët e qytetit nuk arrijnë të kalojnë shumë kohë jashtë shtëpisë, kjo edhe për shkak të sjelljes shumë kontrolluese të prindërve. Sipas një studimi të publikuar në revistën “American Journal of Public Health” bëhet e ditur se aktivitetet e zhvilluara në natyrë minimizojnë më shumë mungesën e përqendrimit dhe hiperaktivitetin sesa ato të zhvilluara në ambiente të mbyllura. Kjo sepse fëmijët harxhojnë më shumë energji jashtë duke lëvizur dhe si rrjedhojë përqendrohen më mire në mësim.

Loja ndikon në zhvillimin emocional

Fëmija fillon të komunikojë me njerëzit përreth qëkur lind. Me rritjen e tij ai fillon të zgjerojë zinxhirin e personave me të cilët komunikon. Aftësi si komunikimi, zhvillimi i marrëdhënies, dallimi i të mirës nga e keqja zhvillohen me anë të lojërave në grup apo me kukullat. Krahas kësaj, kur prindërit bëhen pjesë e lojës së fëmijës zhvillohen lidhje më të forta mes tyre. Me ndihmën e komunikimit të krijuar mes prindërve dhe fëmijës gjatë lojës, fëmija e ndjen se prindi i dhuron të gjithë vëmendjen dhe kjo ndihmon në forcimin e marrëdhënies së tyre. Prindërit që luajnë me fëmijët mësojnë të komunikojnë më mire me ta. Edhe fëmijët që nuk kanë një zhvillim të mire gjuhësor arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet lojës. Në këtë mënyrë prindi arrin të kuptojë më mirë mendimin e fëmijës së tij. Edhe rregullat sociale mësohen me anë të lojës. Një fëmijë i cili luan me prindin apo me shokun e tij mëson të respektojë radhën, t’u përshtatet rregullave të lojës
dhe të komunikojë me palën përballë.

Çfarë duhet të bëjnë familjet?

• Jepuni fëmijëve lojëra të cilat aktivizojnë kreativitetin e tyre si kube, lego apo formuese në vend të lojërave të gatshme. Edhe plastelina, ngjyrat, shkumësi ndikojnë në shfaqjen e kreativitetit të lojës. Ju mund t’i ndihmoni të krijojnë historitë e tyre pasi t’i lexoni një përrallë me figura duke nxitur kështu forcën imagjinare.

• Disa fëmijë mund të dëshirojnë të zbulojnë lodrat e reja; informojeni atë në rast të hasjes në ndonjë vështirësi apo në ato momente kur e shihni se i duhet ndihmë. Vizatimi dhe ngjyrosja ndihmon në pasurimin e forcës imagjinare.

• Ndërkohë që fëmija vizaton, ju nuk duhet të vendosni kufij apo t’i ndërhyni në mënyrën e vizatimit. Kjo është e rëndësishme sa i përket zhvillimit të kreativitetit tek ta.

• Përdorimi i ngjyrave dhe formave të ndryshme mbështet kreativitetin e fëmijës.

• Fëmijëve të moshës tre-katër vjeç mund t’u jepni objekte të përshtatshme në vend të lodrave.

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

 

Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

Правината и кривината
Македонски волшебни приказни
3
Никола, Никола
Никола, Никола, нешто чудно ми се случува
3
Охрид , бисерот македонски
Дајте ми крилја ја да си метнам и в наши ст'рни да си прелетнам: на наши места ја да си идам, да видам Охрид, Струга да ...
3
A mund te mbetesh shtatzene gjate ciklit m...
Shtatzenia eshte ajo qe ndodhe kur sperma e mashkullit takon vezen e femres dhe veza e fekonduar me pas ngulitet ne mure...
3




Анкета

Што да дознаете.
пеперутка16

Кога би носеле тројки, што би направиле?