|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?

Si te tejkalohet xhelozia ndaj foshnjes se porsalindur?

Anita Latifi, 20.10.2022
Pervojat e mikeshave dhe kolegeve te mia mbi kete ceshtje jane mjaft interesante me ngjarje te llojllojshme, per fat me pasoja jo te renda, diku me nje rivalitet tashme te tejkaluar mes vellait/motres, diku kjo zgjat me shume...
Клучни зборови:

image
/11


Javët e fundit para lindjes janë të veçanta në shumë mënyra dhe për shumë arsye. Lëvizja në përgjithësi është e ngadalësuar, është e vështirë të çohesh nga shtrati, as që mund të ulesh në karrige, e tëra je në pritje, sidomos kur e ke atë ndjenjën se orët zgjaten për shkak të mendimeve të shumta: Si do të rrjedh vetë akti, sa do të dallojë nga i pari?

A do të kalojë në mënyrën më të mbarë?

A blem dhe paqetuam gjithçka?

Kur do të ndodh dita e cila do të na e shënojë jetën përgjithmonë?

Si një nënë e cila bëhet gati për fëmijën e dytë të vet, përvoja e mëparshme ndihmon që këto ditë të mos rritet shqetësimi, por të shijohet koha në shtëpi, përderisa mund të bëhet gjumi më gjatë dhe t’i përkushtohem më shumë djalit tim të dashur. Por, pikërisht këtu vij te përfundimi se tani e tutje nuk do të mund t’i përkushtohem vetëm atij, nga çasti kur ai është e gjithë bota, do të duhet ta ndaj kohën dhe vëmendjen edhe për vajzën time, e cila do të vijë së shpejti.

Ndërsa, djali im sidomos di ta shfaq atë se ai e ka ekskluzivitetin mbi mua dhe publikisht të shfaq xhelozi në rast se dikush përpiqet t’ia rrezikojë këtë.

Goxha më mërzit fakti se me përkushtimin tim ndaj motrës së tij të vogël ai do të ndjehet i rrezikuar dhe se do të rritet xhelozia dhe zemërimi, të cilat tashmë janë prezente.

Përvojat e mikeshave dhe kolegeve të mia mbi këtë çështje janë mjaft interesante me ngjarje të llojllojshme, për fat me pasoja jo të rënda, diku me një rivalitet tashmë të tejkaluar mes vëllait/motrës, diku kjo zgjat më shumë... Por, megjithatë, si prindër duam të edukohem mbi këtë çështje dhe të marrim sa më shumë këshilla të cilat do të ndihmojnë që ky proces të kalojë në mënyrë sa më të padhimbshme për familjen tonë nga vetë fillimi, para se të vijë vogëlushja.

Duke kërkuar informata për këtë çështje, gjeta një shkrim interesant të hartuar nga njerëz të fushës për aplikimin Bebbo e cila është në dispozicion edhe në gjihën shqipe.

Është tejet e rëndësishme që të gjendet kohë vetëm për fëmijën e parë, që të mos ndjehet i lënë pas dore. Shpresoj se do t’ia dal me ndihmën e familjes sime që të mos e mënjanoj nga obligimet ndaj motrës së vogël, ta inkurajojmë të mësojë të bëjë prekje të buta dhe të gëzohet kur do ta takojë.

Vetë shkrimi ka ide shumë të mira për ta lehtësuar procesin e dhënies gji, i cili definivisht do të jetë një sfidë me djalin tim të ngjitur për trupin tim dhe këshilla se si të ballafaqohemi me ndryshimet në sjelljen, të cilat gjithsesi jemi duke i pritur.

Faleminderit Bebbo.

 

Aneta Latifi

Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

Кога срцето забрзано чука...
Кај повеќето родители овој симптом предизвикува страв и итна посета на педијатар. Прво треба да се препознаат ситуациите...
4
Децата денес се поинтелегентни но по не кр...
Креативното размислување е важен дел од нашиот живот, потребно ни е во училиште, на работа и во слободните активности
3
Креативна игра на подароци - Mama`s
Нова игра на подароци на Рингераја.мк, во соработка со Mama's! Вклучете се и Вие во Креативното катче на Mama's и добијт...
3
Фото: Вака треба да изгледа детството!
Ние живееме на село, во многу стара куќа без непотребен конфор или телевизија. Нашиот двор со шума од бамбуси и природно...
3




Анкета

ime
Jana9

Ime za bliznaci

Daria i Dario (0%)

Tea i Teo (0%)

Mateja i Matej (0%)

Klimentina i Kliment (0%)

Stefanija i Stefan (100%)


Број на сите гласови: 1

Фала на гласовите. Гласавте веќе на сите актуелни анкети. Можеш да направиш своја анкета!