|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?
Рингераја.мк користи "колачиња" за обезбедување подобро корисничко искуство, следење на посетеноста и приказ на огласи. Поставките за прифаќање на колачињата ги прилагодувате во вашиот пребарувач.
Со продолжување на користењето на сајтот се смета дека се согласувате со користење на колачињата за наведените цели. За продолжување кликнете “Во ред”.   Дознајте повеќе.

Si funksionon imagjinata e femijes tende

Redaksia Ringeraja, 28.7.2015
Mund te jete e veshtire te kuptoni se cfare po mendon femija juaj, per shkak se aftesite verbale te femijes suaj nuk jane aq mire te zhvilluara
Клучни зборови:

image
/11


 

Por, ju mund të shihni grimca të imagjinatës në imitimet e tij mbi gjërat që sheh rrotull tij- një sjellje që shpesh shfaqet rreth moshës 18 deri 20 muajsh. Fëmija juaj mund të kopjojë gjërat që po bën, imitues I rutinës së tij ditore duke pretenduar të ushqejë arushin e tij ose ta vërë atë në gjumë, etj.

Si e ndihmon fëmijën tuaj stimulimi i imagjinatës
Imagjinata aktive do ta ndihmojë fëmijën tënd në më shumë mënyra se sa mund të mendohet:

  • Përmirësimi  i fjalorit. Fëmijët që luajnë lojëra imagjinare ose dëgjojnë shumë përralla, histori nga të tjerët kanë një fjalor të dukshëm dhe cilësor krahasuar me të tjerët. Ju mund të mos i shihni frytet e kësaj pune menjëherë por më vonë ndoshta pas një viti kur fjalori i fëmijës të jetë më i zgjeruar.
  • Marrja e kontrollit. Gjatë lojës fëmija juaj mund të marrë të gjitha rolet që dëshiron, eksplorimin e emocioneve negative, praktikimin e gjërave që ka mësuar dhe krijimin e situatave sipas dëshirës së tij. Histori në të cilat tre derrkucët e vegjël hëngrën ujkun e madh  dhe të keq, ose lojëra imagjinare në të cilat arushi Tedi pas një dushi bëhet i fuqishëm dhe kontrollon çdo situatë të frikshme dhe të pazakontë.
  • Zgjidhjen e problemeve. Ëndërrimi për situata imagjinare i mëson fëmijës të mendojë në mënyrë krijuese, që mund të jetë ndihmuese në zgjidhjen e problemeve. Në një studim të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zbulua se fëmijët që përdorin imagjinatën kur janë të vegjlël kur rriten kanë prirjen për ta ruajtur këtë cilësi dhe bëhen zgjidhës të mirë problemesh. E provuar edhe më vonë gjatë jetës, “imagjinuesit” e vegjël kanë më shumë informacion në lidhje me sfidat dhe situatat e vështira si psh, si t’ia bëj kur harroj një libër të shkollës që e kam shumë të nevojshëm për mësim.


Cfarë mund të bësh për të ndricuar imagjinatën e fëmijës suaj

  • Lexo libra. Leximi i librave së bashku është një mënyrë e mirë për të pasuruar fantazinë jetësore të fëmijës suaj. Zgjidh libra me figura të mëdha dhe me shumë ngjyra dhe kënaqu me faktin se pikërisht tani përpara se fëmija juaj të mësojë të lexojë ai ngul këmbë në leximin e përpiktë të teksit. Tregoji atij piktura që nga më të ndryshmet duke filluar nga brumbujt te helikat, bëni zhurmat e kafshëve dhe të pajisjeve të ndryshme, përshtatni zërat sipas karakterit të personazheve dhe flisni për atë që ka ndodhur ose mund të ndodhë me njerëzit dhe kafshët në libër.
  • Ndani historitë. Trego historitë e krijuara nga vetë ju është po aq e mirë për fëmijën tuaj sa edhe leximi i libave së bashku. Dhe përdorimi i fëmijës tënd si karakter kryesor në histori është një mënyrë e mirë për të zgjeruar te fëmija kuptimin për veten. Më vonë, fëmija juaj do të fillojë të krijojë historitë dhe aventurat e tij.
  • Bëj muzikë. Megjithëse fëmija juaj nuk është ende gati për mësime të strukturuara mbi muzikën, ju mund të vazhdojë ta “mbushë botën e tij me muzikë”. Dëgjoni së bashku tinguj të ndryshëm, dhe inkurajoni atë të marrë pjesë duke kënduar, vallëzuar ose duke luajtur me instrumenta lodre ose të bëra vetë në shtëpi.
  • Inkurajoni  lojërat imagjinare. Fëmijët mësojnë shumë nga dramatizimi i ngjarjeve të përditshme, duke jetësuar fantazinë e tyre. Kur fëmija juaj shpik një skenar dhe ndërton rrjetën e njerëzve dhe karaktereve (“Dreka e Arushit Tedi”), ai zhvillon aftësitë verbale dhe sociale. Ai do të stërvitet në çështjet emocionale ndërsa riluan skenare që përfshijnë ndjenjat e mërzisë, lumturisë, frikës ose sigurisë. Duke e vënë veten në rolin e kujdestares, doktorit ose mësuesit do ta bëj atë të ndihet i fuqishëm dhe i jep atij përvojën e të pasurit përgjegjësi.
  • Sigurimi i mbështetësve. Pothuajse çdo gjë mund të jetë një mbështetës i lojës imagjinative, dhe më fëmijët sa më i thjeshtë të jetë mbështetësi aq më mirë është. Një kuti kartoni mund të bëhet makina, anija, treni për të hypur dhe peshqiri mund të jetë pelerina e heroit të madh. Kur  veprimet krijohen në mendjen e fëmijës, ato janë më të rëndësishëm sesa personazhet televizivë.

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

 

Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

Зборувај ми, мила мамо
Песнички за најмалите
3
Здивот на пролетта
Детски песнички
3
Малите рачиња играат и плескаат
Детско катче
2
Слатки слатки песнички
Песни за најмалите
2




Анкета

Носот.
пеперутка16

Како го чистите носот на малите деца?