|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?
Рингераја.мк користи "колачиња" за обезбедување подобро корисничко искуство, следење на посетеноста и приказ на огласи. Поставките за прифаќање на колачињата ги прилагодувате во вашиот пребарувач.
Со продолжување на користењето на сајтот се смета дека се согласувате со користење на колачињата за наведените цели. За продолжување кликнете “Во ред”.   Дознајте повеќе.

Si te rrisim femije te lumtur

Redaksia Ringeraja, 28.7.2015
Ashtu si cdo prind qe deshiron me te miren per femijet e saj, Anila ka bere gjithcka qe femijet e saj te jene te shendetshem, te perfshihen ne shume aktivitete stimuluese per te plotesuar diten e tyre, t’u ofroje atyre dashuri te pakushtezuar
Клучни зборови:

image
/11


 

Por, ajo vazhdon të  bëjë pyetjen 100 pikëshe të të gjithë prindërve:

A janë fëmijët e mi të lumtur? 

Ajo që mund të bëjë të lumtur një fëmijë mund t’ju surprizojë juve. Specialistët e zhvillimit të fëmijërisë që studiojnë këtë efekt shprehen se lumturia nuk është një gjë që ju mund t’ia jepni një fëmije si një dhuratë të paketuar. Në fakt, fëmijët e llastuar, që e shfaqin këtë në lojëra ose që janë të mbrojtur nga parehatia emocionale, ka gjasa të rriten si adoleshentë të mërzitur, cinikë dhe të palumtur. Sipas studjuesve treguesit më të mirë të lumturisë nuk janë të jashtëm por të brendshëm. Ata theksojnë rëndësinë e zhvillimit të mjeteve mbi të cilat fëmijët mund t’i përdorin  gjatë gjithë jetës.

Ju nuk keni nevojë të jeni ekspert në fushën e psikologjisë për fëmijë për të shprehur forcën e brendshme dhe mençurinë e duhur për të kapërcyer uljet dhe ngritjet në jetë. Çdo prind me durim dhe fleksibilitet mund të shtrojë rrugën drejt një jete plot lumturi

Mëso si të lexosh sinjalet…
Kur fëmija juaj ishte foshnje, ju me siguri që keni ditur të dalloni nëse fëmija ishte i lumtur ose i trishtuar. Fytyra e tij celej dhe ai buzëqeshte kur ju vinit në shtëpi, dhe qante pa pushim nëse dikush merrte batanijen e tij të preferuar. Tani që ai është rritur emocionet e tij janë bërë më komplekse. Fatmirësisht, aftësitë e tij për t’i kontrolluar emocionet janë duke u forcuar. Megjithatë, sinjalet e dukshme të lumturisë ose parehatisë së tij janë ende të lexueshme. Një fëmijë i lumtur qesh, luan, shfaq kuriozitet, shoqërizohet me fëmijë të tjerë, dhe nuk ka nevojë për stimulim të vazhdueshëm.

Nga ana tjetër, sinjalet e një fëmije jo të lumtur janë të dukshme: Fëmija është  i lodhur, I heshtur, nuk ha shumë, nuk përfshihet në mënyrë spontane në lojë me fëmijët e tjerë, nuk luan, nuk pyet, nuk qesh, flet shumë pak.

Nëse ju keni një fëmijë të turpshëm ose të mbyllur që nuk qesh ose ndërvepron shumë, kjo nuk do të thotë që ai nuk është i lumtur. Të qënit i turpshëm është e ndryshme nga të qënit i mërzitur por duhet shume kujdes për t’i dalluar këto sinjale. Duhet të jeni të vëmendshëm për të  dalluar ndryshimet madhore në sjelljen e tij, kur fëmija bëhet më i izoluar ose i frikësuar- kjo mund të jetë një shenjë që ai mund të ketë probleme dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje.

Studiuesit kanë identifikuar nëntë sinjale të lindura që fëmijët përdorin për të komunikuar ndjesitë e tyre. Ju mund t’i kuptoni këto sinjale edhe te parashkollorët. Dy nga shenjat e ndjesive pozitive janë “shfaqja e interesit” dhe “të qënit i kënaqur”, ndërsa sinjalet negative që shfaqen te një fëmijë jo i lumtur veçanërisht janë “stresi”, “zemërimi” dhe  “frika”.

Shumica e prindërve e kuptojnë se një fëmijë që mërzitet lehtësisht dhe është i frikësuar nuk është i lumtur, por kërkimet më të fundit shprehen se shumica e prindërve nuk e kuptojnë se një fëmijë i zemëruar është duke shprehur trishtim. Pavarësisht moshës zemërimi është thjesht një shfaqje e dukshme e  stresit. Kur fëmija juaj godet shokun e tij ose thotë duke bërtitur “unë të urrej” kjo do të thotë se ai ndihet i stresuar dhe i paftë për ta manaxhuar situatën.

Fëmija juaj ndoshta ka mënyrën e tij për t’ju treguar  juve se ai po kalon një periudhë të vështirë. Shumë fëmijë mund të shfaqin kapitje ose shpërthime të castit ndërsa të tjerët mund të bëhen “të ngjitshëm”. Kur ju  të kuptoni temperamentin e fëmijës suaj ju do të përmirësoheni në të kuptuarin e sinjaleve se diçka po ndodh në botën e fëmijës.

Krijo momente të gëzueshme
Nëse fëmija juaj kujton kohët e tij më të lumtura, ai mund të kuptojë se ajo cka e bën atë të lumtur jeni JU. Dhe ky është hapi i parë drejt lumturisë së fëmijës. Lidhuni me të, luani. Nëse ju ia kaloni mirë me të edhe ai do të ndihet i kënaqur. Nëse ju arrini të krijoni këtë lidhje në fëmijëri, ky është një hapi më i mirë drejt garantimit të lumturisë së fëmijës suaj.
Loja nxit kënaqësinë, por është njëkohësisht edhe  mënyra sesi fëmija juaj zhvillon aftësitë thelbësore për lumturinë e së ardhmes. Loja e pastrukturuar e lejon fëmijën të zbulojë atë që fëmija dëshiron të bëjë, të ndërtojë me blloqe, të mësojë të numërojë lodrat e tij, që mund të tregojë interesat  drejt karrierës në të ardhmen dhe të duket sikur do te jetë dukë e luajtur atë lojë gjithë jetën.

Loja nuk është të bësh detyrat kur kthehesh nga shkolla , lojëra sportive të organizuara, dhe aktiviteteve të tjera të strukturuara. Loja është kur fëmija krijon, shpik dhe ëndërron.

Ana thotë se kur lindi fëmina i saj  vogël, dy më të mëdhënjtë patën një ndërprerje në rutinën e aktiviteteve. Me një kohë më të programuar – shprehet ajo- ata janë me të vërtet më të lumtur me veten e tyre. Unë vërej se ata janë më të aftë për të manaxhuar veten e tyre, gjë që sjell një kënaqësi të brendshme.

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

 

Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

Орел и чавка
Детско катче
3
14 години од смртта на Тоше Проески
Денес се навршуваат 14 години откако македонскиот пејач Тоше Проески загина во сообраќајна несреќа кај Нова Градишка. Ба...
3
Малите рачиња играат и плескаат
Детско катче
2
Слатки слатки песнички
Песни за најмалите
2




Анкета

Што да дознаете.
пеперутка16

Кога би носеле тројки, што би направиле?