|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?
Рингераја.мк користи "колачиња" за обезбедување подобро корисничко искуство, следење на посетеноста и приказ на огласи. Поставките за прифаќање на колачињата ги прилагодувате во вашиот пребарувач.
Со продолжување на користењето на сајтот се смета дека се согласувате со користење на колачињата за наведените цели. За продолжување кликнете “Во ред”.   Дознајте повеќе.

A mund te mbetesh shtatzene gjate ciklit menstrual

Redaksia Ringeraja, 8.6.2015
Shtatzenia eshte ajo qe ndodhe kur sperma e mashkullit takon vezen e femres dhe veza e fekonduar me pas ngulitet ne muret e mitres nga ku zhvillohet femija
Клучни зборови:

image
/11


 

Kështu pra çdo lloj seksi ku sperma hyn në vagjinë mund të rezultojnë në shtatzëni – edhe atëherë kur penisi është afër por jo brenda vagjinës kur ai ejakulon. Nuk ka rëndësi se në cilën pozitë jeni, një gjë që duhet kuptoni është se: Sperma + veza + ngjitja në mitër = shtazani.

Por sa janë gjasat që një grua të mbetet shtatzënë nga seksi i pambrojtur? Kjo varet se në cilën ditë të ciklit ajo është.

A mund të mbetesh shtatzëne gjatë ciklit menstrual.

Përgjigja e shkurtë është PO! Nëse ke perioda (menstruacione) të rregullta, ke më pakë gjasa të mbetesh shtatzëne gjersa ke menstruacione se sa kur je pa to – por kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Si e dimë se nuk është e pamundur? Epo janë bërë disa teste për të gjetur të ashtuquajturat “ditët standarde” ku femrat kanë pasur seks të pambrojtur në kohë specifike gjatë ciklit të tyre, duke përfshirë këtu edhe gjersa ishin me perioda (menstruacione), dhe një prej katër femrave kanë ngelur shtatzënë duke përdorë këtë metodë. Pra, mbani mend nëse vërtet nuk dëshiron të mbetesh shtatzënë atëherë duhet të bësh seks të mbrojtur përndryshe gjasat ekzistojnë se mund të mbetesh shtatzëne në cilëndo ditë të ciklit tuaj.

Si mund at dimë nëse periodat janë të rregullta?

Periodat e rregullta (menstruacionet) janë ato që vijnë rreth të njëjtës kohë çdo muaj. Shumica e femrave kanë cikël që zgjat mes 25 deri 28 ditë, por ka prej atyre që kanë cikël deri në 35 ditë dhe edhe kjo është cikël i rregullt menstrual!

Ja se si mund ta dish nëse ke perioda të rregullta:

Hapi 1: Fillo numërimin nga dita e parë që fillojnë periodat (dita kur ju vijnë menstruacionet) dhe kjo është dita e parë e ciklit.

Hapi 2: Numri çdo ditë pas saj deri sa prapë të keni periodat (ju vijnë menstruacionet) e ciklit të ardhshëm.

Hapi 3: Fillo prapë nga e para. Kjo është e tëra!

Nëse numëron për disa cikle dhe e sheh që periodat vijnë zakonisht në numër të njëjtë ditësh atëherë mund të themi se ke periodat të rregullta. Mos harro se jo secili cikël do të jetë në numër të njëjtë ditësh, por mos u merakos – është normale që të kesh pak ditë më pak apo më shumë nga një cikël në tjetrin.

Periodat e juaja janë të parregullta nëse ndodhin në kohë të ndryshme nga një cikël në tjetrin – për shembull, 24 ditë, 32, ditë, 27 ditë e kështu me radhë. Nëse dy muaj apo më shumë kalojnë dhe nuk ke perioda edhe kjo është e parregullt. Është e zakonshme të kesh perioda të parregullta veçanërisht në vitet e para kur filloni të keni menstruacione. Nëse ke perioda të parregullta disa metoda të kontrollit të shtatzënisë mund të ju ndihmojnë të bëni ato më të rregullta.

Çka është ovulacioni dhe çfarë ka të bëjë me këtë?

Në përgjithësi, nëse ke çfarëdo lloji periodash (të rregullta apo të parregullta) dhe nuk je duke përdor kontraceptiv që bllokojnë lirimin e vezës, ju ovuloni. Ovulacioni është lirimi i vezës nga vezoret e një femre. Gjasat janë shumë më të mëdha që një femër të mbetet shtatzënë kur ndodhë ovulacioni.

Nëse ke njeh ditët e kohëzgjatjes së ciklit tuaj ashtu si treguam më lartë, ju mundeni përafërsisht të llogarisni se kur mund të kesh ovulacionin. Zakonisht ndodh ka gjysma (mesi) e ciklit tuaj. Kështu pra për një cikël prej 28 ditësh, ovulacioni ndodh rreth ditës së 14.

 Foto në të djathtë përshkruan një cikël menstrual prej 28 ditësh.

•             Dita e parë deri të pestën (ngjyrë gjelbër) janë ditët që ke menstruacionet. Nga dita e 6 deri në ditën e 12 (e kaltër) veza e re piqet dhe fillon të trashet shtresimi i mitrës.

•             Nga dita 13 – 15 pritet të ndodh ovulacioni, do të thotë veza është pjekur dhe është liruar nga vezori ku përshkon rrugën nëpër vezëpërçuesit  (tubat e fallopit) në pritje për tu fekonduar.

•             Nga dita 16 deri tek dita e 28 veza udhëton në mitër nëse fekondohet, nëse jo shpërbëhet. Shtresimi i mitrës vazhdon të trashet dhe nëse nuk ndodh shtatzënia atëherë në ditën e 28 ose 1 prapë do kesh menstruacionet dhe kështu fillon cikli i ri.

Nëse vërtetë dëshiron të dish më shumë rreth trupit tuaj, ju mund të mësoni më shumë se kur keni ovulacionin duke shikuar mukozën e qafës së mitrës dhe duke matur temperaturën e trupit tuaj çdo mëngjes pasi të zgjohesh. Para se të provosh këto teknika, rekomandohet të bisedohet me mjekun. Përveç tjerash ka edhe teste ovulacioni që mund ti blesh në barnatore përmes së cilave mund ta përcaktosh se kur ke ovulacionin. Edhe një mundësi tjetër që të urinosh në shtagë testi!

Kur mund ta bësh testin e shtatzënisë pas seksit të pambrojtur?

Nëse brengosesh se ke mbetur shtatzëne nuk ke mundësi të bësh testin e shtatzënisë një dit pas seksit të pambrojtur.

Ja pse:

•             Vezës së fekonduar i duhen rreth një javë që të implantohet (ngulitet) në muret e mitrës. Nganjëherë kjo punë merr deri në 12 ditë.

•             Pasi të ndodh impalntimi, trupi juaj fillon të prodhoj hormone shtatzënie të quajtura human chronic gonadotropin (hCG).

•             Testet shtëpiake të shtatzënisë masin hCG-n në urinë për të përcaktuar nëse je shtatzëne. Klinikat e ndryshme masin hCG-n në urinë apo edhe në mostër gjaku.

•             Duhet  kohë që të ketë mjaft hCG që të mund të matet me çfarëdo testi.

E gjitha kjo do të thotë se ju duhet të prisni rreth dy javë pas seksit të pambrojtur që të mund të keni rezultate të sakta nga testi.

A është herët për test shtatzënie… apo vonë për KE (Kontracepsion Emergjent)?

Nëse brengosesh se mund të jesh shtatzëne dhe ke më pak se pesë ditë që nga dita e seksit të pambrojtur, ka një gjë të rëndësishme që mund të bësh menjëherë: përdor Kontracepsion Emergjent.

Hapat (pilulat) e Kontracepsionit Emergjent bllokojnë ovulacionin deri në pesë ditë pas seksit të pambrojtur, edhe pse ato janë shumë më efikase sa më herët që merren.

Nëse dëshiron kontracepsion emergjent dhe kontroll shtatzënie me afat të gjatë, mund të konsiderosh edhe opsionin copper IUD. Kjo parandalon shtazanin kur futet deri në pesë (5) ditë pas seksit të pambrojtur dhe vazhdon të ju mbroj deri në 100% ndaj shtatzënisë për 12 vite. Do shkruaj më gjatë për këtë mënyrë parandalimi të shtatzënisë në një artikull të ardhshëm.

Si gjithmonë, bisedo me mjekun po që se ke ndonjë pyetje apo dëshiron më shumë detaje.

 

Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

Мравка и гулаб
Детско катче
5
Коњ и магаре
Детско катче
3
За небеските светила
Народни преданија
3
Малите рачиња играат и плескаат
Детско катче
2




Анкета

Бременост.
пеперутка16

Кој дел од бременоста најмногу ви се допадна или најлесно?