|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?
Рингераја.мк користи "колачиња" за обезбедување подобро корисничко искуство, следење на посетеноста и приказ на огласи. Поставките за прифаќање на колачињата ги прилагодувате во вашиот пребарувач.
Со продолжување на користењето на сајтот се смета дека се согласувате со користење на колачињата за наведените цели. За продолжување кликнете “Во ред”.   Дознајте повеќе.

Risi - Kendi i femijeve ne gjuhen shqipe

Redaksia Ringeraja, 15.7.2015
Projekti “Kendi i femijeve” ne gjuhen shqipe ne internet faqen Ringeraja.mk u mundesua nga Ministria e Kultures se Republikes se Maqedonise, si projekt me interes kombetar ne kulture per vitin 2015
Клучни зборови:

image
/11


 

Internet faqja Ringeraja.mk  ofron këshilla për familjet në vend e më gjerë dhe paraqet ndihmë për të gjithë prindërit, pa dallim nga etnia ose religjioni i tyre. Në Ringeraja.mk  gjithmonë kemi qenë  në frymën e vetme edhe atë frymën e dashurisë ndaj fëmijëve tanë. Pikërisht prej këtu rrjedh dashuria dhe respektimi i gjuhës amtare dhe ofrimin e mundësive që  secila nënë të edukohet dhe të avancohet në gjuhën në të cilën ka mësuar nga nëna e saj. Kur një fëmijë mban fëmijën e saj në përqafim, ne e dimë saktë se çfarë do të thotë zemra e saj, pavarësisht a do të thotë “të dua” ose “te sakam”.

Duke dashur që të kontribuojë për barazi, përfaqësim dhe integrim të shoqërisë në vend, përkatësive etnike në Maqedoni për ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe multikonfesionale, autore e Këndit të fëmijëve në gjuhën shqipe është Luljeta Ademi, që në bashkëpunim me Ringeraja.mk  bëjmë promovimin e vlerave kulturore  shqiptare të internet faqes më të vizituar në Maqedoni.

Këndi i fëmijëve në gjuhën shqipe , fëmijëve shqiptarë u ofron mundësi për të nxënit aktiv nëpërmjet materialeve didaktike. Ky kënd  në gjuhën shqipe,  ndihmon nënat shqiptare të ndërtojnë bashkësi cilësore familjare dhe të rrisin gjenerata të shëndetshme.

Gjithashtu, shpalos shënim të përhershëm të elementeve të kulturës, traditës shqiptare,  zakoneve, këngët dhe lojërat për fëmijë.

Kategoritë në Këndin e fëmijëve në gjuhën shqipe

Këngë për fëmijë

Përshkrimi: Këngë të cilat  mësohen nëpër shkolla dhe kopshte, këngë popullore me ritëm që janë kënduar brez pas brezi,  ninullat me të cilat fëmijët janë vënë në gjumë, këngët e para që fëmijët i kanë kënduar.

Përralla popullore

Përshkrimi: Përrallat popullore të cilat në format më të mira transmetojnë  traditën shqiptare, nderin, dashamirësinë, mirësinë shqiptare  të cilat nënat iu tregojnë fëmijëve të tyre para gjumit.

Lojëra për zhvillim

Përshkrim: Lojëra për zhvillimin motorik dhe intelektual. Lojërat me të cilat janë rritur shumë breza të fëmijëve shqiptarë.

Luajmë dhe këndojmë

Përshkrim: Këngë nga “You tube” në gjuhën shqipe nga festivalet për fëmijë, këngë të dashura për fëmijët me të cilat mund të luajnë.

Kreativët  e vegjël

Përshkrim: Këndi për promovimin e kreativitetit të fëmijëve nga popullata shqiptare. Në këtë kënd do të mund të publikohen krijimtaritë artistike, vizatimet e talenteve të vegjël.

Tradita dhe kultura

Përshkrim: Tradita, zakonet, veshjet popullore, valle, lojëra, këngë. Vendi për promovimin e vlerave kulturore, simbolet, religjioni.

Këshilla për nënat

Përshkrim: Shkrime dhe përkthimet  në rubrikat e shtatzënisë, foshnja dhe fëmija. Tekste të cilat janë më shumë të vizituara Ringeraja.mk dhe tekste që i ndihmojnë nënat të plotësojnë personalitetin e tyre dhe me këtë kontribuohet në ndërtimin e personalitetit të fëmijës, për një brez të shëndetshëm dhe për një shoqëri të shëndoshë.

 

Projekti Këndi i fëmijëve” në gjuhën shqipe në internet faqen Ringeraja.mk u mundësua nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, si projekt me interes kombëtar në kulturë për vitin 2015.

Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

Апел за помош на Игнатовски Ѓорѓи
Секој човек заслужува да живее!
3
Рингераја - приказна за нашето семејство!
Рингераја е повеќе од медиум, Рингераја е пријател, Рингераја е советник, Рингераја е рамо за плачење, Рингераја е помош...
2
Соработка со Рингераја
Отворени сме за соработка, доколку сте заинтересирани Ве повикуваме да не исконтактирате.
2
Контактирајте не
Сакате посебна понуда за огласување наменета за Вашата компанија, сакате да испратите текст за објавување до нашата Реда...
2




Анкета

Бременост.
пеперутка16

Кој дел од бременоста најмногу ви се допадна или најлесно?