Мамма во 18:19
на тема Песнички на македонски
Fëmija juaj është gati kur ai/ajo sinjalizon se pelena është e lagur ose e ndotur dhe fëmja është në gjendje të thotë se do të donte të shkonte te oturaku, dhe kjo zakonisht ndodh kur fëmija është 18 deri në 24 muajsh. Megjithatë, nuk është e zakonshme për fëmijën të vazhdojë të përdori pelenat në moshën mbi 30 muajsh.
Si duhet ta përgatis fëmijën tim për trajnimin e tualetit?
Eksplorojeni tualetin e shtëpisë suaj së bashku me fëmijën dhe lejojeni atë të ndihet mirë në tualet. Lëreni fëmijën të luajë në tualet.
Përpara se ta trajnoni fëmijën tuaj për të përdorur tualetin, vendosni një oturak- karrige në mjedisin ku rri dhe luan fëmija kështu që oturaku do të bëhet një objekt familjar për fëmijën.
Tregojini fëmijës se oturaku-karrige është në karrigen e tij/saj. Lejojeni fëmijën të ulet mbi karrige-oturakun edhe me rroba, njësoj si të ishte një karrike e zakonshme. Lejojeni fëmijën tuaj të ulet në karrige-oturakun në çdo kohë. Pasi fëmija është mësuar me oturakun-karrige dhe ulet mbi të pa problem me rrobat veshur, përpiquni ta ulni fëmijën në oturak pa pantallona dhe pelena. Lejojeni fëmijën tuaj të ndihet rehat kur qëndron ulur në oturak pa pantallona dhe pelena.
Hapi tjetër është t’i tregoni fëmijës tuaj sesi përdoret oturaku- karrige. Vendos të ndotura nga një pelenë e papastër në karrigen- oturak. Lëreni fëmijën tuaj të shohë sesi të ndoturat hidhen nga oturaku-karrige në tualet.
Si ta mësoj fëmijën tim të përdorë tualetin?
Pasi fëmija juaj të mësohet me tualetin dhe të ulet pa problem mbi karrigen-oturak, ju mund të filloni t’i mësoni fëmijës të përdorë tualetin. Vishini fëmijës suaj pantallona të gjëra që zhvishen lehtësisht. Vendose fëmijën në karrigen oturak edhe pse ai/ajo kërkon dhe sinjalizon të shkojë në tualet. Shprehja e fytyrës së fëmijës suaj mund të ndryshojë kur ai/ajo ndien nevojën për të urinuar. Fëmija juaj mund të ndalojë së kryeri çdo lloj aktiviteti kur ndien nevojën për të shkuar në tualet.
Shumica e fëmijëve përdorin tualetin zakonisht një orë pas të ngrënit. Shumica e fëmijëve urinojnë brenda një ore pasi kanë pirë diçka. Për më tepër duhet të hetosh për sinjalizimet se fëmija ka nevojë për të urinuar ose shtrëngohet mbi një oturak në intervale të rregullta.
Qëndroni me fëmijën tuaj kur ai/ajo është mbi oturak. T’i lexosh ose të bisedosh me fëmijën kur ai është ulur mbi oturak mund ta ndihmojnë fëmjën tuaj të relaksohet. Lavdërojeni fëmijën kur ai/ajo shkon në tualet dhe ulet mbi oturak, por mos i shprehni zhgënjim nëse fëmija juaj nuk urinon ose shtrëngohet në oturak. Tregohuni të durueshëm me fëmijën tuaj. Kur fëmija juaj ka arritur të mësojë të përdorë karrigen – oturak, ai mund të fillojë të përdorë një karrike mbi ndenjësen e tualetit.
Sa do të zgjasë trajnimi i tualetit për fëmijën tim?
Mund të zgjasë deri në 3 muaj. Është shumë e rëndësishme të tregoheni të durueshëm dhe mbështetës. Mos e ndëshko fëmijën kur ai has në pengesa për ta realizuar këtë. Nëse fëmija juaj nuk ka arritur të përdorë tualetin brenda tre muajve nga fillimi i trajnimit të tualetit, konsultohuni me një specialist. Një nga arsyet më të zakonshme se pse fëmija nuk ka filluar të përdorë oturakun është se fëmija nuk është ende gati të mësojë të përdorë oturakun.
Shumica e prindërve nuk janë të sigurtë mbi fillimin e trajnimit të tualetit. Jo të gjithë fëmjët janë gati në të njëjtën moshë, kështu që është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm ndaj sinjaleve për gatishmëri të tilla si të ndaluarit e një aktiviteti për disa sekonda ose kapja e pelenave.
Llojet e Oturakëve
Dy llojet bazë të oturakëve janë:
Nëse ti zgjedh ndenjësen e tualetit të përshtatshme për fëmjën ai do të mund të ndihet rehat. Zakonisht është mirë që për djemtë të mësohet fillimisht ulja në tualet.
Për djemtë që e kanë të vështirë, ose janë të frikësuar nga praktikat e para të përdorimit të tualetit, një karrike oturak është një zgjedhje e mirë. Siguro një oturak ose karrike për trajnim dhe vendose në tualet. Ju mund të mbani një të tillë edhe në makinën tuaj sa herë që lëvizni. Kështu fëmija mund ta përdorë gjithmonë dhe përforcohet trajnimi.
Përdorimi i mbathjeve për trajnim
Ekspertët ndonjëherë debatojnë mbi përdorimin e mbathjeve njëpërdorimshe. Disa mendojnë se ato janë thjesht pelena në përmasa më të mëdha dhe mund të jenë të rehatshme për t’u përdorur nga fëmijët si pelena; kështu që mund ta ngadalësojnë procesin e trajnimit të tualetit.
Të tjerë mendojnë se mbathjet për trajnim janë një veshje ndihmuese në kalimin nga pelenat te të mbathurat. Për shkak të mungesës së ulët të kontrollit sfinkterian te fëmijët gjatë natës shumë prindër përdorin mbathjet për trainim gjatë natës. Të tjerë preferojnë që fëmija i tyre t’i përdori gjatë shëtitjeve ose lojës jashtë shtëpisë. Kur këto lloj të brendshmesh qëndrojnë të thata për shumë ditë, fëmijët janë gati për ta kaluar te të mbathurat.
Këshilla për mësimin e tualetit
Edhe para se fëmija juaj të jetë gati për të përdorur oturakun, ju mund
ta pregatisni duke i mësuar diçka mbi proçesin:
Nëse ju mendoni se fëmija juaj është gati për të filluar përdorimin e oturakut, këto këshilla mund t’ju ndihmojnë:
Mbi të gjitha, sigurohuni të realizoni të gjitha përpjekjet në përdorimin e tualetit. Dhe mos harro se incidente mund të ndodhin. Mospërdorimi i ndëshkimeve te fëmijët që po trajnohen mbi oturakun dhe mos shfaqja e zhgënjimit kur fëmijët ndoten në krevat , janë shumë të rëndësishme në procesin e trajnimit të fëmijëve. Nëse këto ndodhin tregojini fëmijës suaj se ky ishte thjesht një incident dhe ofrojini mbështetjen tuaj. Sigurojini fëmijët tuaj se ai/ajo është në rrugën e mbarë drejt përdorimit të oturakut si një fëmijë i rritur.
Nëse keni dyshime mbi momentin për të filluar procesin e trainimit të tualetit, udhëhiquni nga fëmija juaj. Mos u ndieni në presion nga të tjerët ( prindërit, miqtë etj) për të filluar. Shumica e prindërve në brezat e mëparshëm e fillonin procesin e trajnimit të tualetit shumë më vonë sesa shumica e prindërve në ditët e sotme. Dhe gjithçka varet nga fëmija; janë ata që njoftojnë prindërit se kur janë gati.
Për të filluar trajnimin e tualetit:
Mos filloni në një periudhë stresuese për ju, p.sh: ndryshime të mëdha jetësore ose lindja e një fëmije tjetër.
Cilat janë hapat që ndërmerren në procesin e trajnimit të tualetit?
Cilat janë disa nga problemet që mund ta pengojnë trajnimin e tualetit?
Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од
pumpici za izmolzuvanje
Автор: fetusce
pumpici za izmolzuvanje elektricna Lun
moite najmili
Автор: selvi
Продвижение групп ВК
Автор: prodvijenieVK
Привет! Занимаюсь раскруткой групп ВК!!
Онлайн вакансии
Автор: onlinerabota
Бизнес на дому! Проводите время в сети
moite najmili
Автор: jovanja
забава Бремените
Автор: bobik
Твори - Читај - Биди хуман - Проект на Софија Петковска
ТВОРИ – ЧИТАЈ – БИДИ ХУМАН е проект кој под водство на Софија Петков...
Дренвин - Извонреден природен помошник против целулитот
За Дренвин, имаме неколку анонимни изјави од луѓе кои го користеле про...
Правилна исхрана на мали деца во лето
Малите деца, особено во лето се повеќе изложени на ризик од болести ко...
Зошто магнезиумот е важен во бременоста?
Магнезиумот е минерал од витално значење во текот на нашите животи. Ос...
Колку вода да пиете додека сте бремени?
Предлогот за пиење вода за време на бременоста е околу шест до осум ча...
Бременост.
пеперутка16
Кој дел од бременоста најмногу ви се допадна или најлесно?