vfta во 10:14
на тема Вегански алтернативи
Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dalte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti:
- O dhelpër, a është uji i mirë?
Dhelpra filloi ta lëvdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s'ka më. Pastaj i tha,
- Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë.
Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi.
- Si t’ia bëjmë tani? - tha cjapi. Si do të dalim prej pusit?
Dhelpra i tha:
- Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim...
Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
ty.
Cjapi pranoi. Dhelpra kërceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.
Cjapi i thirri: - O dhelpër, po mua më harrove?
Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
- I dashuri cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se s'do kishe për të dalë.
Morali: Njerëzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë e ti kryejnë ato.
Ezopi
Përshtati: Luljeta Ademi
Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

3
забава Бремените
Автор: bobik
Чести причини за будење навечер кај децата
Ноќното будење е многу често кај бебињата и малите деца. Некои деца се...
Како да го пронајдете вашиот реален ден на овулација?
Овулацијата не се случува секогаш на истиот ден од циклусот. ...
Раѓањето на дете е еден од најубавите, но и најголемите предизвици за ...
Безбедно разладување на просторија каде што спие бебето
Во топлите летни денови, високите температури можат да бидат непријатн...
Слатки или кисели јаболки, кое за што е најдобро?
Јаболката се едно од најздравите овошја и заслужено го носат епитетот ...