Jeca во 12:26
на тема RE: Работа од дома
Dikur lepujt kishin bisht të gjatë.
Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq.
- Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? - e pyeti lepurushi.
- Zbrit te rrëkéja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën. Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasi të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët. Atë natë lepurushi shkoi të peshkonte te rrëkéja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepurushi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepurushit të gjorë.
Kur agoi, lepurushi ende gjendej te rrëkéja. Atëherë mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkéja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkénë e ngrirë.
Që prej asaj dite lepurushët e kanë bishtin kaq të shkurtër.
Përshtati: Luljeta Ademi
Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

забава Бремените
Автор: bobik
Рацете се едни од првите делови од телото што ги забележуваме кај друг...
Сексуална пракса при обид за забременување
Кога паровите ќе решат дека е време за бебе, често се појавуваат бројн...
Како да го пронајдете својот животен повик?
Во одреден момент од животот сите нас нe допира пронаоѓањето на сопств...
Реакција на бебето при воведување дохрана
Воведувањето дохрана е една од фазите во првата година од родителствот...
Што кога детето сака Facebook профил?
Социјалните мрежи одамна не се „место за возрасни“. Денес, децата уште...