|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?
Рингераја.мк користи "колачиња" за обезбедување подобро корисничко искуство, следење на посетеноста и приказ на огласи. Поставките за прифаќање на колачињата ги прилагодувате во вашиот пребарувач.
Со продолжување на користењето на сајтот се смета дека се согласувате со користење на колачињата за наведените цели. За продолжување кликнете “Во ред”.   Дознајте повеќе.

Ndihmojini ata te zhvillojne talentet

Redaksia Ringeraja, 28.7.2015
Keshilla e studjuesve per te krijuar nje jete te lumtur perfshin nje gershetim interesant: te lumtur jane ata qe zoterojne nje aftesi dhe e kane perfeksionuar ate
Клучни зборови:

image
/11


 

Për shembull, kur fëmija juaj praktikon kapjen e topit, ai mëson nga gabimet e tij, ai zhvillon qëndrueshmërinë dhe disiplinën, dhe më pas ai provon kënaqësinë e të qënit i suksesshëm duke mbështetur te vetvevetja.

Ai gjithashtu përfiton shpërblimin e vetëpërmbushjes. Por ajo që është më e rëndësishmja fëmija zbulon se ka kontroll mbi jetën e tij; nëse ai përpiqet të bëjë dicka, ai ka kënaqësinë e të zbuluarit se, në mënyrë të qëndrueshme ai përfundimisht e bën atë. Kërkimet tregojnë se ndjesia e tij e kontrollit përmes zotërimit është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e lumturisë së tij në moshën e rritur.

Studjuesit vërejnë se fëmijët, ashtu si të rriturit, kanë nevojë të ndjekin interesat e tyre për të shijuar sukseset. Jola shprehet se djali i saj 3 vjecar ka interes të vecantë për ndërtimet. “Atij i pëlqen të ndërtojë gjëra dhe të ndihmojë babain e tij në zbatimin e projekteve të tij. Kjo e bën atë të ndihet mirë në lidhje me veten. Ne përpiqemi ta fokusojmë atë në talentin e tij të lindur dhe mund të themi se ai kënaqet vërtet”.

Fëmi i lumtur në trup të shëndetshëm
Gjumi, ushtrimet, dhe dietat e shëndetshme janë të rëndësishme për mirëqënien e çdokujt, vecanerisht të fëmijëve. Për shembull, fëmija juaj nuk ka pse të jetë anëtar i ndonjë klubi loje; thjesht vetëm vrapi nëpër shtëpi i ndihmon ata në përmirësimin e humorit. Dhe mos harroni t’i kushtoni vëmendje nevojës së fëmijës suaj për strukturë: ndërsa disa fëmijë janë tërësisht të lirë, shumica kanë ndjesinë e të qënurit të lirë dhe të lumtur duke u mbështetur në një strukturë që u mundëson atyre të njohin të ardhmen.

Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni kujdes lidhjes mes humorit të fëmijës dhe ushqimeve të caktuara. Disa prindër shprehen se sheqeri u jep fëmijëve sasi energjie por njëkohësisht mund të krijojnë lëkundje humori ose sjellje agresive. Alergjitë dhe ndjeshmërinë ndaj ushqimeve mund të ndikojnë në sjelljen dhe humorin e fëmijës.

Lejojini ata të luftojnë me problemet

Por, ju do të thonit: a nuk duhet që unë të rris një fëmijë të lumtur? A nuk duhet që unë të bëj të mundur që gjërat të shkojnë mirë? Në fakt, psikologët e zhvillimit dhe të stresit , e shohin si një gabim dashurinë e tepruar prindërore edhe pse ajo stimulohet nga qëllime të mira.

Prindërit përpiqen gjatë gjithë kohës që t’i bëjnë fëmijët të lumtur. Kjo nuk është aspak realiste. Jo gjithmonë duhet vepruar në këtë mënyrë; fëmijët kanë nevojë të mësojnë të përballojnë nivele të caktuara stresi dhe palumturie. Lërini ata të luftojnë, t’i zgjidhin gjërat vetë, sepse kjo i lejon ata të mësojë si të veprojnë.

Studjuesit shprehen se t’u lejosh fëmijëve përjetimin e një sërë eksperiencash, madje edhe më të vështirat ose frustrueset, i ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë një rezervuar forcash të brendshme që do t’i çojnë drejt lumturisë. Edhe nëse është një fëmijë 7 muajsh përpiqet të zvarritet apo  një fëmijë 7 vjecar që lodhet  me zbritjen, studjuesit u sugjerojnë prindërve t’u lejojnë fëmijëve të merren gradualisht me zgjidhjen e problemeve.

Ata mësojnë të gjejnë një zgjidhje pavarësisht vështirësive. Kjo nuk do të thotë se fëmija nuk duhet të kërkojë për ndihmë nëse ajo i nevojitet, por roli juaj është ta ndihmoni në gjetjen e zgjidhjeve, jo t’ia ofroni të gatshme atyre. Mësimi i  trajtimit të problemeve jetësore është një stres i pashmangshëm  dhe kapërcimi i pengesave është thelbësor në lumturinë e fëmijës suaj në të ardhmen.

Kontrolloje  fëmijën  tënd
Këshilla më e mirë për të mësuar nëse fëmija juaj është i lumtur është të flisni me të. Madje më e rëndësishmja është ta dëgjoni. Pyetini fëmijët tuaj nëse janë të lumtur dhe ata do të shohin të habitur. Kjo është një mënyrë për t’i kontrolluar dhe për tu bërë të ditur se ju kujdeseni për ta.

Studjuesit pohojnë se komunikimi i hapur është thelbësor në  të kuptuarit e humorit të fëmijës. Psh, thuajini fëmijëve tuaj : “ Ju dukeni të mërzitur. A ka ndonjë gjë që ju doni të më thoni, ndonjë gjë që ju shqetëson?”. Më pas lërini ata të flasin.  Nëse fëmija juaj refuzon provoni përsëri një ditë tjetër.

Por, prindërit theksojnë se fëmijët mund të shpërthejnë pikërisht në momentin që ti më pak e pret. Një prind tregon një episod: “Kur ishim në dyqan, befas vajza ime filloi të qante për një gjë që kishte ndodhur një javë më parë në shkollë”.

Lejojini fëmijët të shprehin mërzinë dhe inatin
Kur fëmija juaj zë një qoshe gjatë njjë feste ose ditëlindjeje, reagimi juaj më i natyrshëm  është t’i thoni: “Ti duhet të ishe duke u kënaqur si të tjerët!”. Por, është shumë e rëndësishme t’I lejosh fëmijët të provojnë palumturinë. Disa prindër shqetësohen në cdo kohë që fëmijët e tyre vuajnë si pasojë e një refuzimi, kur nuk ftohen në festën e një ditëlindjeje, ose ata qajnë sepse nuk marrin atë  që duan.

Fëmijët kanë nevojë të dinë se nuk ka ndonjë problem edhe nëse mërziten ndonjëherë- është thjesht pjesë e jetës. Dhe nëse ne përpiqemi të asgjesojmë cdo moment mërzie, ne mund të jemi duke dhënë mesazhin se është e gabuar të ndihesh I trishtuar. Ne duhet t’u lejojnë atyre të provojnë ndjesi të ndryshme, duke përfshirë edhe mërzitjen.

Ju mund ta inkurajoni fëmijën tuaj që t’i etiketojë ndjesitë e tij dhe t’i shprehi ato verbalisht, gjë që mund ta ndihmojë atë për t’i rregulluar ato. Mos tentoni të zgjidhni problemet e tyre. Thjesht dëgjojini dhe ndihmojini për të folur rreth ndjesive të tyre.

Silva nëna e Anjës 5 vjeçare, beson se është e rëndësishme që vajza e saj të mësojë se si t’i shprehi emocionet e saj sesa t’i mbajë ato përbrenda. Ajo do të shprehet: “Mami unë jam shumë e zemëruar me ty” ose “Unë jam shumë e mërzitur që ne nuk mundëm të shkonim atje”. Silva përpiqet të vlerësojë ndjenjat e Anjës dhe i thotë: “Më vjen keq që ti je e mërzitur” ose ”Edhe unë jam e mërzitur  dhe ne mund të flasim rreth kësaj”.

Megjithatë studiuesit vërejnë se prindërit nuk duhet të mbireagojnë ndaj ndjesive negative të fëmijëve të tyre. Është normale që fëmijët të jenë më të ndjeshëm, të ngjitshëm ose nervozë herë pas herë për shkak të faktorëve rastësorë, por kjo nuk është mungesë lumturie.

Bëhu model për fëmijën tënd
Sipas Dora Wang studiuese dhe nënë e një vajze 3 vjeçare karakteristikat kalojnë nga temperamenti i prindit tek ai i fëmijës – jodomosdoshmërisht përmes gjeneve por përmes sjelljes prindërore dhe mënyrës së përkujdesjes ndaj fëmijës. Për të mirë ose për të keq fëmijët modelojnë gjendjet e humorit të prindërve të tyre. Madje edhe foshnjat imitojnë stilet emocionale të prindërve të tyre, të cilat aktivizojnë rrugëkalime specifike neurale.

Me fjalë të tjera, kur ju qeshni edhe fëmija juaj qesh dhe truri i tij bëhet i “ndikueshëm” ndaj të qeshurit. Por reagoni me vërtetësi – fëmija juaj do ta kuptojë se ju po aktroni. Nëse ju i shndërroni gjërat e vogla në burim kënaqësie dhe thoni se ju jeni mirënjohës për to,  ju do të jeni një model pozitiv për fëmijën tuaj.

Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj ta shohë gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh. Për shembull, nëse loja e basketbollit nuk përfundon mirë, thojini atij se ishte një shans i madh që mundët të shihnit lojëtarë të njohur. Mund tu thoni fëmijëve tuaj, “Jini të lumtur për atë që keni në vend që të mërziteni për atë që nuk e keni”. Koha e darkës mund të jetë një moment i mirë për të folur ku secili anëtar i familjes thotë se cila ishte pjesa më e bukur e ditës.

Prindërit shprehen se kur ata ndihen të stresuar edhe fëmijët reagojnë menjëherë. “Ata nuk flasin, ata struken. Mund të ketë edhe reagime te tilla: Kur unë jam e mërzitur vajza ime thotë: ”Hajde luajmë përsëri, si atëherë kur ti ishe e gëzuar” – shprehet Elia. Fëmija vepron kështu për të t’i treguar prindërve se ajo e kupton dhe është e ndjeshme ndaj gjendjeve emocionale të fëmijës. Dhe prindërit tentojnë të mbajnë gjithmonë një qëndrim pozitiv ndaj fëmijëve të tyre.

Gjithsesi  prindërit nuk kanë pse t’i fshehin emocionet negative. Ju mund t’i tregoni fëmijës suaj se ju jeni i mërzitur pasi miku juaj më mirë po largohet dhe mund ta vazhdoni bisedën duke thënë se ju do t’i mbani lidhjet me të dhe sesa e këndshme mund të jetë kur ju të shkoni ta takoni. Kështu ju do t’i mësoni fëmijës suaj se trishtimi është pjesë e jetës si dhe do t’i tregoni sesi mund të gjejë zgjidhjet e arta.

Megjithatë nëse ju shihni se jeni vazhdimisht i stresuar ose i brengosur  kërkoni ndihmë. “Prindërit që kanë prirje për sjellje depresive shpesh nuk janë të aftë të sigurojnë strukturë dhe disiplinë për fëmijët e tyre ose sigurimin e lavdërimit të vazhdueshëm dhe zbavitjes me fëmijët e tyre” – shprehen  studjuesit.

Mësojini ata të bëjnë gjëra kuptimplota
Kërkimet tregojnë se njerëzit që realizojnë aktivitete kuptimplota gjatë jetës ndihen më pak të depresuar. Në familjet ku bamirësia dhe të ndihmuarit e të tjerëve është një pjesë e rëndësishme e aktivitetet familjare fëmijët mund të përfitojnë leksione sjelljeje.

Ndihmojini
Nëse ju e keni kuptuar se fëmija juaj po kalon një periudhë të vështirë, përpiquni të flisni me edukatoret dhe prindërit e shokëve të tij për të kuptuar këndvështrimin e tyre. Nëna e Xhenit shprehet se vajza e saj e kaloi periudhën e kopshtit me shumë stres. “E kuptoja nga sytë e Xhenit dhe më pas nga lotët se ajo ishte e  tronditur”. Ajo foli me edukatoren e Xhenit për të zbuluar se cfarë po ndodhte në grup dhe për të parë mënyrën sesi fëmijët po realizonin përshtatjen.

Në të shumtën e kohës fëmijët janë të palumtur ose të mërzitur për shkak të një faktori stresues në mjedis: zënka me ndonjë shok, stresi në kopësht, tensionet në shtëpi. Por, ndonjëherë burimi imërzitjes së tyre është vërtet serioz.

Nëse ju shikoni shenja të qëndrueshme palumturie- zemërim, të qara, agresion, ankesa të vazhdueshme, frustracion që shkaktohet lehtësisht, dhimbje të shpeshta koke dhe stomaku, vështirësi në të fjetur ose të ngrënë-  mos nguroni të konsultoni një profesionist të shëndetit mendor për një vlerësim. Sigurohu që profesionisti të jetë e specializuar për fëmijët. Gjithsesi depresioni tek fëmijët është një fenomen i rrallë.

6 mënyra për të lumturuar fëmijën tuaj
Cfarë bëni ju kur fëmija juaj është në krizë? Këshillat dhe sugjerimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të sillni buzëqeshjen në fytyrën e fëmijës suaj.

1. Forca e lavdërimit
Kur Kejsi fillon të qajë për ndonjë hatërmbetje, unë përpiqem të gjej ndonjë gjë për ta lavdëruar. Kjo mund të jetë për një lëvizje që ajo bën për ta qetësuar veten siç mund të jetë  gjetja e shamisë për të tharë lotët dhe një frymëmarrjeje e thellë. Ajo nuk mund të mos buzëqeshëqeshë kur unë bëjë këtë gjë. Kur mërzia zbehet ajo është në gjendje të vazhdojë aktivitetet e saj. — mamaja e Kejsit

2. Koha për xhiro
Unë kam një djalë shumë të lëvizshëm. Mua mu desh kohë të kuptoja që kur a ii shte i mërzituar ose i frustruar ajo cfarë kishte më shumë nevojë ishte të dilte jashtë dhe të luante ose thjesht rreth shtëpisë për pak minuta. Edhe nqse unë jam e zënë me punë apo po gatuaj darkën, ndaloj dhe i them Benit se është koha për të bërë një xhiro vrap.tani ai e përdor edhe vetë këtë frazë sa herë që ndjehet i mërzitur. Një xhiro vrap ia ngre gjithmonë humorin. — Nëna e Benit.

3. Krijo situta të veçanta
Një ditë kur vajza ime ishte e frikësuar, unë pata idenë për ta përfshirë atë në larjen e makinës duke i thënë që kështu do të largonim dhe frikën duke e larë. Përdora një mënyrë të veçantë duke e rrotulluar atë dhe duke krijuar tinguj te veçantë. Ajo filloi të qeshte gjatë gjithë kohës. — Nëna e Sheilës

4. Ndal dhe dëgjo
Kur djali im i madh 8 vjecar ndihet i mërzitur, ndonjeherë ai thjesht ka nevojë që unë të ulem me të dhe ta dëgjoj se cfarë do të më thotë. Shpesh ne prindërit e japim me vrap nga nje përgjigje për shqetësimin apo problemet që mund të kenë fëmijët tanë. Por, unë mendoj se është më ndihmëse nëse ne lëmë cdo gjë, ulemi në cast dhe thjesht i pyesim se cfarë ka që nuk shkon. Nëse djali im nuk është gati për të folur rreth ceshtjes në atë cast, unë i kushtoj vëmëendje më shumë se zakonisht luaj me të dhe e siguroj që unë jam aty vetëm për të. — Eliza, nëna e dy djemve

5. Forco lidhjet sociale
Dy djemtë e mi duken gjithmonë të lumtur kur janë të rrethuar nga miqtë dhe familjarët e tyre. Shumicën e kohës unë i kam parë  si më të lumturit në mbledhjet familjare, kur ata kanë mundësi për të ndërvepruar me sa më shumë njerëz të njohur dhe të dashur. Për këtë arsye, ne i përfshijmë gjithnjë e më shumë fëmijët tanë në festat shoqërore. Kjo u mëson fëmijëve të mi mbi kënaqësitë dhe aftësitë në ndërveprimin me tipe të ndryshëm njerëzish. — Edi, babai i dy djemve.

6. Lëreni erën të fryjë
Kur jemi në makinë dhe vajza ime ndihet e trishtuar i ulim xhamat e makinës, madje edhe kur është ftohtë dhe bie borë, që të largojmë erërat e këqia të humorit nga trupi i saj. Ajo arrin gjithmonë të ndihet mirë pas kësaj. — Nëna e Lilias.

 

Проектот Детско Катче на албански јазик е реализиран со финансиска поддршка од

1

 

Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

Лав и глушец
Детско катче
4
Малите рачиња играат и плескаат
Детско катче
2
Слатки слатки песнички
Песни за најмалите
2
Зборувај ми, мила мамо
Песнички за најмалите
2




Анкета

Што да дознаете.
пеперутка16

Кога би носеле тројки, што би направиле?