|      
Сакаш да се откажеш?
Пред да ја потврдиш својата одлука, запознај се со последиците од таа одлука.
Доколку го потврдиш своето откажување, на твојот комјутер ќе наместиме cookie, кој ќе ни овозможи, во текот на натпреварот (14.03 - 18.03.2016) при посета на порталот да те препознаеме и да овозможиме слободно користење на порталот, без прикажување сликички, односно контролор на играта од десна страна на екранот.

Истовремено ќе бидат одземени сите собрани поени. За жал, со откажувањето, губиш и право на награди.

Дали се уште сакаш да се откажеш?
Рингераја.мк користи "колачиња" за обезбедување подобро корисничко искуство, следење на посетеноста и приказ на огласи. Поставките за прифаќање на колачињата ги прилагодувате во вашиот пребарувач.
Со продолжување на користењето на сајтот се смета дека се согласувате со користење на колачињата за наведените цели. За продолжување кликнете “Во ред”.   Дознајте повеќе.

Si te tejkaloni stresin gjate shtatzenise

Redaksia Ringeraja, 7.6.2015
Grate gjate shtatzenise ndjejne gjithcka me intenzivisht se sa zakonisht. Mund t’ju ndodhe qe nje dite te jeni shume te lumtura dhe diten tjeter, jashtezakonisht e lodhur dhe nen stres
Клучни зборови:

image
/11


 

Si ta zotëroni dhe tejkaloni më lehtë rënien e disponimit dhe ndjenjat?

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Pothuajse keni përfunduar tremujorin e dytë. Shumica e grave i kanë të fryera apo ënjtura duart, fytyrën dhe këmbët. Kjo ënjtje quhet edhe edemë, dhe ndodhë për shkak se trupi juaj mban lëngje si rezultat i rritjes së vëllimit të gjakut. Meqenëse ka më shumë qarkullim të gjakut, enët e gjakut ju dalin më në sipërfaqe të lëkurës dhe ju theksohen më shumë. Disa gra mund të kenë gjakderdhje në mishin e dhëmbëve gjatë larjes së tyre. Sa më shumë pini ujë, dhe bëni ushtrime mesatare sa për të mbajtur trupin në formë dhe të përshpejtoni qarkullimin e gjakut.

Keni udhëtuar gjysmën e rrugës dhe ju duket sikur lindja është afruar shumë pranë jush. Mësoni si të relaksoheni sepse kjo teknikë do t’ju shërbejë më vonë pas lindjes së foshnjës, posaçërisht gjatë qëndrimeve të vonshme natën për shkak të ushqyerjes me gji, e kësisoj do ta keni të nevojshme të mbushni bateritë.

Masazhimi: masazhimi nga fizioterapeutë profesionalë ndihmon për të lehtësuar dhimbjen në fundshpinë.

Zvogëlimi i angazhimeve: një nga mënyrat më të mira që të përkëdhelni veten, është të kufizoni detyrat e përditshme. Bëni një listë të prioriteteve, dhe mundohuni të realizoni vetëm ato që janë të domosdoshme. Angazhoni të afërmit, miqtë, fëmijët më të mëdhenj dhe burrin për t’ju ndihmuar rreth punëve të shtëpisë. Gjatë kësaj kohe përdorni secilën mundësi për të pushuar.

Gjithçka rreth foshnjës suaj

Këtë javë, foshnja juaj për herë të parë do të hap sytë. Do t’i hap dhe mbyll ato në mënyrë që të mësojë reflekset e reja. Fëmija është ende i vogël. Edhe pse trupi i tij është plotësisht i formuar, organet e brendshme më ngadalë adaptohen në koordinimin e funksionimit normal. Kjo i referohet kryesisht mushkërive dhe trurit. Fëmijës suaj i duhet edhe pak të rritet.

Sa është foshnja?

Këtë javë, foshnja juaj peshon rreth 850 gramë dhe ka gjatësi 22-23 centimetra (nga lart e deri në fundshpinë).

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Më duhet të udhëtoj për punë biznesi. A guxoj që të udhëtoj? Pse do t’më ishte e ndaluar?

Udhëtimi në tremujorin e parë mund të jetë i pakëndshëm për shumicën e grave, kryesisht për shkak të mundimeve në mëngjes. Tremujori i dytë dhe ai i tretë konsiderohen si më të sigurtë për udhëtimin tuaj. Megjithatë, gjithmonë sigurohuni nëse kompanitë ajrore kanë ndonjë restrikcion në lidhje me grate shtatzëna. Më së shumti kjo i referohet nënave shtatzëna që kanë kaluar javën e 36-të. Nëse keni disa simptoma të lindjes së parakohshme, si gjakderdhje apo komplikime të ngjajshme, është mire që mos të lëvizni fare nga shtëpia.

Para se të vendosni për të udhëtuar, konsultohuni me mjekun tuaj. Nëse ai ju miraton rrugëtimin, do të ishte mire t’i sjellin me vete kopjet e të gjitha rezultateve mjekësore. Dhe kini parasysh udhëtimin tuaj, mos shkoni në vende ku nuk ka spital apo të paktën qendër shëndetësore.

Shtatzënia e shumëfishtë

Gjatë kësaj kohe, shumë çifte që presin binjakë fillojnë të shqetësohen. Ende nuk kanë përgatitur dhomën e fëmijëve. Nëna shqetësohet se çka do të bëjë nëse i kërkohet që të rrijë e shtrirë? Çfarë do të ndodhë me foshnjet nëse lindin parakohe?

Kur me të vërtetë do realizohet lindja?

Tani është koha për të bërë ushtrime ku praktikohet frymëmarrja e thellë. Të gjitha këto shqetësime janë krejtësisht normale dhe është mëse e natyrshme ajo që dëshironi t’i keni të gjitha gati pasi të arrini me foshnjat e juaja të mrekullueshme në shtëpi. Është me rëndësi mos të shkaktoni panikë. Duhet të bëni një listë të detyrave që janë të rëndësishme për ju dhe që duhet përfunduar para se foshnjat të lindin (për shembull, pelena të mjaftueshme, biberon si dhe rroba të nevojshme për to). Mos u shqetësoni me gjërat dytësore por jo të detyrueshme (si të kompletuarit e rrobave deri në moshën një vjeçare, larja dhe hekurosja e tejngarkuar). Pra, përqendrohuni vetëm në blerjen e gjërave elementare, të tjerat vijnë me kohë.

Ти се допаѓа статијата? Кликни “Like” и додај свој коментар:

Детето и пеперутката
Детски песнички
4
Брзо брзо збори!
Брзозборки
4
Малите рачиња играат и плескаат
Детско катче
2
Слатки слатки песнички
Песни за најмалите
2




Анкета

Што да дознаете.
пеперутка16

Кога би носеле тројки, што би направиле?